Meso Gjermanisht Shqip: A1–B1
Taulant Loshi
Mëso gjermanisht nga shqipja, hap pas hapi, nga A1 deri në B1. Mëso Gjermanisht është bërë për shqipfolësit që duan të flasin, të lexojnë dhe të kuptojnë gjermanishten: për punë, për shkollë, për udhëtim ose për jetën në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Gramatika gjermane shpjegohet në shqip, çdo fjalë dhe çdo fjali ka përkthimin e saj, dhe gjithçka punon edhe pa internet. ÇKA KA BRENDA • 1 048 fjalë në 59 tema, me përkthim dhe shqiptim: një fjalor gjermanisht–shqip sipas temave • 2 635 fjali të gatshme për 25 situata të jetës së përditshme: përshëndetje, blerje, restorant, mjeku, puna, banka • 37 module gramatike me ushtrime: nyjet der/die/das, foljet, Akkusativ dhe Dativ, parafjalët e më shumë, të shpjeguara në shqip • 73 tregime të shkurtra, për ta lexuar gjermanishten dhe për ta krahasuar me shqipen • 9 lojëra dhe sfida ditore për t'i mbajtur mend fjalët: kuiz, fjalëkryq, dëgjo dhe shkruaj, bashko fjalët e të tjera MËSO ÇDO DITË • Test niveli për të nisur aty ku je: A1 për fillestarë, A2 ose B1 • Karta "Vazhdo ku e le" të çon te mësimi që e le përgjysmë • Përsëritje e zgjuar e fjalëve që i gabon • Qëllimi ditor, seria e ditëve dhe sfida e javës • Kujtesë ditore në orën kur zakonisht mëson • Statistikat e tua dhe përmbledhja javore PA INTERNET DHE PA LLOGARI Gjithçka punon pa internet. Nuk ke nevojë për llogari: përparimi yt mbetet në telefonin tënd. Aplikacioni flet shqip ose gjermanisht, si të duash. Mëso Gjermanisht është falas dhe ka reklama.