Autoshkolla Kosovë
Shkumbin Hasani
Përgatitu për provimin teorik të patentë shoferit në Kosovë, në telefon. Leksionet, pyetjet dhe testet ndjekin formatin e qendrës së provimit. Llogaria dhe materiali mësimor janë falas, pa reklama. Autoshkolla Pro është një blerje opsionale që heq limitet dhe hap shpjegimet pa fund, ushtrimin e mençur dhe gatishmërinë e saktë. MËSO • 1223 leksione, të ndara sipas kategorisë: B, A, C, C1, D e të tjera • Karta të shkurtra: një koncept për kartë, një lëvizje për të vazhduar • Shenjat e trafikut me foto, me kërkim kur të duhet një e caktuar USHTRO • Pyetje provimi me foto nga rrugët e Kosovës • Pas çdo përgjigjeje vjen shpjegimi, dhe leksioni ku e gjen temën • Sfida ditore me 10 pyetje, sa një pushim kafeje • Pyetjet që i gabon të kthehen derisa t'i mësosh SIMULO PROVIMIN • 30 pyetje, 40 minuta, kalon me 85 nga 100, njësoj si në qendër • Kategoritë e rënda kanë numrin dhe kohën e vet, dhe aplikacioni i ndërron rregullat vetë • Historiku i testeve dhe pyetjet që të mundën MAT GATISHMËRINË • Një përqindje e nxjerrë nga testet që ke bërë vërtet, jo nga një numër i hedhur kuturu • Mbulimi sipas temave, që ta shohësh ku je i dobët • Widget-e në ekranin kryesor për serinë dhe sfidën e sotme LUAJ ME SHOKËT • Ftoji me një kod dhe sfidoji në duel me 10 pyetje • Renditja kombëtare, me sezone që rifillojnë çdo dy javë • Tabela e shokëve, vetëm nëse zgjedh vetë të marrësh pjesë AUTOSHKOLLA PRO • Provime të pakufizuara, shpjegim pas çdo pyetjeje dhe ushtrim te pikat e dobëta • Abonim mujor ose një pagesë e vetme përgjithmonë • Mund ta menaxhosh ose ta anulosh kur të duash nga cilësimet e App Store Materiali mësimor është në shqip, gjuha e provimit zyrtar. Kushtet e përdorimit: https://autoshkolla.srv.al/terms Politika e privatësisë: https://autoshkolla.srv.al/privacy