NaftaSot
Gerti Thaci
Mbush aty ku ia vlen. NaftaSot të tregon ku është karburanti më i lirë afër teje: çmimet e dizelit, benzinës dhe gazit në stacionet e Kosovës, të përditësuara sapo ndryshojnë. Shoferët i konfirmojnë te pompa, kështu që e di se çka të pret para se të arrish. Ruaj stacionet ku mbush zakonisht dhe merr njoftim kur lirohet karburanti yt. NaftaSot të thotë edhe kur ia vlen të presësh një a dy ditë, e kur është më mirë të mbushësh sot. Te Kuleta e di sa shpenzon në muaj dhe sa kursen. Me Udhëto e di sa kushton rruga para se të nisesh, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut a Greqi. Edhe në rrugë, NaftaSot të del në ekranin e veturës me CarPlay. NaftaSot është falas dhe punon edhe pa llogari. Herën tjetër, para se të ndalesh te pompa, shiko njëherë NaftaSot.