eKosova
Ministria e Punëve të Brendshme - Republika e Kosovës
Platforma e shërbimeve elektronike e-Kosova është sportel elektronik, përmes të cilit çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit shërbime elektronike që ofrohen nga institucionet publike në Kosovë, duke shkurtuar distancën, rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit. Platforma eKosova, menaxhohet dhe administrohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Disa informatat rreth e-Kosova: - Është dritarja e vetme nëpërmjet së cilës ofrohen në mënyrë elektronike shërbimet e institucioneve publike; - Ofron shërbime publike 24/7/365; - Ofron shërbime elektronike të standardeve më të fundit të teknologjisë; - Ofron mundësi për kryerjen e pagesave “Online” për shërbime, nëpërmjet kartave të debitit dhe kreditit, pavarësisht klient i cilës bankë jeni; - Ofron informacione për shërbimet elektronike lidhur me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për marrjen e shërbimit; - Është në përputhje të plotë me politikat e sigurisë kibernetike për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve; - Ofron mundësi komunikimi për çdo paqartësi, pyetje apo problem mbi regjistrimin, shërbimet e ofruara në eKosova, përmes forumit të platformës, postës elektronike, komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale.