Tirana Parking
Tirana Parking
Tirana Parking drejt digjitalizimit të plotë të shërbimeve të parkimit. Gati aplikacioni që do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve dhe eficiencën e menaxhimit të parkimit publik. Platforma do të përfshijë shërbime të dedikuara për: Rezidentët, me aplikim, rinovim dhe menaxhim të kartës së rezidentit online. Subjektet “Taksi”, përmes moduleve të posaçme për tarifa dhe monitorim. Parkimin publik me pagesë dhe vendparkimet e rezervuara, me pagesë dhe menaxhim elektronik. Digjitalizimi i shërbimeve do të mundësojë: - Akses të thjeshtuar në shërbime përmes një platforme të vetme. - Automatizim të proceseve dhe reduktim të ndërhyrjeve manuale. - Monitorim në kohë reale të të dhënave të parkimit. - Rritje të transparencës financiare dhe ulje të informalitetit. - Vendimmarrje më të shpejtë dhe më efikase për autoritetet. Tirana Parking – shërbime më të thjeshta, më të shpejta dhe më efikase për qytetarët.