Meso Anglisht Shqip: A1–B1

Taulant Loshi

Meso Anglisht Shqip: A1–B1 app icon
5.0 stars2 reviewsFree
4+Version 11.0.6Updated 11/23/2026, 11:19:24 PM
Open in Store

Mëso anglisht nga shqipja, hap pas hapi, nga A1 deri në B1. Mëso Anglisht është bërë për shqipfolësit që duan të flasin, të lexojnë dhe të kuptojnë anglishten: për punë, për shkollë, për udhëtim, për një intervistë ose për jetën jashtë. Gramatika angleze shpjegohet në shqip, çdo fjalë dhe çdo fjali ka përkthimin e saj, dhe gjithçka punon edhe pa internet. ÇKA KA BRENDA • 1 048 fjalë në 59 tema, me përkthim dhe shqiptim: një fjalor anglisht–shqip sipas temave • 2 635 fjali të gatshme për 25 situata të jetës së përditshme: përshëndetje, blerje, restorant, mjeku, puna, udhëtimi • 34 module gramatike me ushtrime: kohët e foljeve, nyjet, pyetjet, parafjalët e më shumë, të shpjeguara në shqip • 73 tregime të shkurtra, për ta lexuar anglishten dhe për ta krahasuar me shqipen • 9 lojëra dhe sfida ditore për t'i mbajtur mend fjalët: kuiz, fjalëkryq, dëgjo dhe shkruaj, bashko fjalët e të tjera MËSO ÇDO DITË • Test niveli për të nisur aty ku je: A1 për fillestarë, A2 ose B1 • Karta "Vazhdo ku e le" të çon te mësimi që e le përgjysmë • Përsëritje e zgjuar e fjalëve që i gabon • Qëllimi ditor, seria e ditëve dhe sfida e javës • Kujtesë ditore në orën kur zakonisht mëson • Statistikat e tua dhe përmbledhja javore PA INTERNET DHE PA LLOGARI Gjithçka punon pa internet. Nuk ke nevojë për llogari: përparimi yt mbetet në telefonin tënd. Aplikacioni flet shqip ose anglisht, si të duash. Mëso Anglisht është falas dhe ka reklama.

Released
2020-10-15T07:00:00Z
Current version
11.0.6

Screenshots

Meso Anglisht Shqip: A1–B1 screenshot 1